KB Rahoveci e ”djeg” lojën, zyrtarizon ish-basketbollsistin e LA Lakers

Klubi Basketbollistik Rahoveci 029 ka bërë goditjen më të madhe në tregun e transferimeve.
Ata kanë zyrtarizuar basketbollistin e njohur amerikan, Jemerrio Jones, shkruan IndeksOnline.
Jones ka pasur një karrier të mirë në ligën më të fortë në botë, NBA, ku ishte pjesë e LA Lakers.
Ai ka përvoj edhe në G League dhe së fundmi ka luajtur në Meksikë për Ángeles de la Ciudad de México.
Basketbollisti amerikan i bashkohet skuadrës së Rahovecit menjëherë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit kundër Prishtinës, e cila zhvillohet me 5 tetor.
Jones do të sjell cilësi në Superligën e Basketbollit të Kosovës, pasi ai dikur ishte shok skuadre me LeBron James./IndeksOnline/
