75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / Gj Sh

Ndodh edhe kjo, Roma humb tre penallti brenda tre minutave, portieri i Lille shpallet ”hero”(VIDEO)

Lille shënoi fitore në udhëtim ndaj Romës, me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme të E|uropa League.

Por ajo çfarë ndodhi në minutat e fundit ishte vërtetë e çuditshme, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Romës humbi tre penallti për një kohë prej tre minutave, ku portieri i Lille, Berke Ozer priti të tre gjuajtjet duke marr epitetin e ”heroit”.

Sulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk humbi penalltin e parë e cila u përsërit nga gjyqtari, por edhe në tentimin e dytë, Ozer doli fitimtar.

Gjyqtari përsëriti edhe njëherë penalltin, derisa përgjegjësinë kësaj radhe e morri Matias Soule.

Por edhe gjuajtja e futbollistit argjentinas, u prit nga portieri turk.

Në fund Lille morri tre pikë nga kjo ndeshje./IndeksOnline/