Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.
FSHF-ja ka caktuar ditën e premte (sot), që lista e futbollistëve të ftuar të zbulohet nga trajneri, shkruan Indeksonline
Shqipëria luan ndaj Serbisë në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Kjo ndeshje zhvillohet më datën 11 tetor (e shtunë) nga ora 20:45.
Kurse pas tri ditësh, zhvillon një ndeshje miqësore në “Air Albania” ndaj Jordanisë./Indeksonline/
