Zyrtare: Sylvinho zbulon “ushtarët” për ndeshjen kundër Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026
Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Serbi më 11 tetor, shkruan Indeksonline
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Duboçica” në Leskovc, në orën 20:45.
Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovc, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.
Seanca e parë stërvitore e Kombëtares…, do të zhvillohet më 6 tetor./Indeksonline/
