Hamasi liron të gjitha pengjet izraelite

Hamasi ka deklaruar se ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet izraelite, të gjallë ose të vdekur.
Me këtë rast, Hamasi thotë se i liroi pengjet sipas kushteve të propozimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkruan Reuters, transmeton IndeksOnline.
Hamasi gjithashtu sinjalizoi gatishmërinë për të hyrë menjëherë në negociata të ndërmjetësuara për të diskutuar detajet.
Vendimi vjen pak orë pasi Donald Trumpi i dha ultimatum Hamasit, për të nënshkruar marrëveshjen e paqës.
“Si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit ndaj popullatës civile, më shumë se 25,000 “ushtarë” të Hamasit janë vrarë tashmë. Shumica e pjesës tjetër janë të rrethuar dhe të bllokuar ushtarakisht, duke pritur vetëm që unë t’u jap fjalën, “Shko”, që jetët e tyre të shuhen shpejt. Sa për pjesën tjetër, ne e dimë se ku dhe kush jeni, dhe do të gjurmoheni dhe do të vriten… Për fat të mirë për Hamasin, megjithatë, do t’u jepet një shans i fundit! Kombe të mëdha, të fuqishme dhe shumë të pasura të Lindjes së Mesme dhe zonave përreth, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rënë dakord, me Izraelin që të nënshkruajë, për PAQE, pas 3000 vitesh, në Lindjen e Mesme. Kjo marrëveshje gjithashtu kursen jetën e të gjithë luftëtarëve të mbetur të Hamasit! Detajet e dokumentit janë të njohura për botën dhe është një marrëveshje e shkëlqyer për të gjithë! Do të kemi paqe në Lindjen e Mesme në një mënyrë ose në një tjetër. Dhuna dhe gjakderdhja do të ndalen. Lironi pengjet, të gjithë, përfshirë trupat e atyre që janë të vdekur, tani! Një marrëveshje duhet të arrihet me Hamasin deri të dielën në mbrëmje në orën 6 pasdite, sipas orës së Uashingtonit. Çdo vend e ka nënshkruar! Nëse kjo marrëveshje e mundësisë së fundit nuk arrihet, i gjithë ferri, siç askush nuk e ka parë më parë, do të shpërthejë kundër Hamasit. Do të ketë paqe në Lindjen e Mesme në një mënyrë ose një tjetër” u shpreh presidenti amerikan.