75 Mall Live Search
11:59 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / F.R

Ilir Ferati: Dubrava na dha përkrahjen e saj për fitoren e përbashkët më 12 tetor

Ilir Ferati, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut edhe për një mandat tjetër, u prit mbrëmë në Dubravë.

Ferati aty mori përkrahje të madhe për atë që e quan fitore të përbashkët më 12 tetor teksa i falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Dubrava mbrëmë na priti për të na dhënë përkrahjen e saj për fitoren tonë të përbashkët më 12 tetor. Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.