Qemajl Aliu: Po rrënohet objekti përpara Komunës së Shtimes

Kryetari i Shtimës njëkohësisht kandidat edhe për një mandat, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se ka filluar rrënimi i një objekti para Komunës.
Aliu bëri të ditur se ky objekt ishte ndërtuar në vitet e 90-ta ilegalisht dhe pa leje
“Sapo ka filluar rrënimi i objektit para komunës. Ky objekt është ndërtuar në vitet e 90-ta ilegalisht dhe pa lejen tonë në oborrin e Komunës”, është shprehur Aliu.
Më poshtë mund të shihni pamje nga rrënimi i këtij objekti./IndeksOnline/