Drita zyrtarizon dy ardhje të reja nga Gana

Kampioni i Kosovës, Drita ka bërë dy transferime të reja nga Afrika.
“Intelektualët”, zyrtarizuan lojtarët si Mike Arthur dhe Morris Fusein nga skuadra e Pro Players Soccer Academy e Ganës.
Arthur luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë ndërsa Morris luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Marrëveshja mes klubit dhe lojtarëve është arritur gjatë afatit kalimtarë të verës por për shkak të vonesës me viza, lojtarët sot janë prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe tani janë bashkuar me ekipin./IndeksOnline/