75 Mall Live Search
17:03 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / G T

Llapi i “çel sytë”, fiton edhe ndaj Malishevës/ Prishtina e mposht Ballkanin në sekondat e fundit

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Golat për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan: Muhamet Hyseni dhe Axel Gnapi, shkruan Indeksonline

Kurse të vetmin për ekipin vendas e shënoi, Besnik Ferati në minutën e 57’të.

Me këtë fitore, Llapi shkon n ëkuotën e nëntë pikëve në pozitën e 6-të, e Malisheva mbetet me 10 pikë në pozitën e 5-të.

Derbi i javës mes Prishtinës dhe Ballkanit u mbyll me shifrat minimale 1:0.

Golin për ekipin e Arsim Thaqit në minutat e fundit e shënoi Blendi Baftiu.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e parë në tabelë./Indeksonline/