Rrënohen objekte në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje “investon belanë”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Theth për të vijuar aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje.
Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës fadromat kanë nisur shembjen e godinave të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga ndërhyrja e IMT-së në Theth, ndërsa paralajmëron se operacioni për lirimin e hapësirave pa leje do të vijojë.
“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet Rama.