Rita Ora ‘dridh’ rrjetin, shfaqet me veshje transparente në një event në Paris

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u kujdes që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa tregoi të pasmet e saj me një fustan transparent dhe tërheqës.
34 vjeçarja doli të premten në festën EE72 të Edëard Enniful gjatë sfilatës së veshjeve për femra Pranverë/Verë 2026, si pjesë e Javës së Modës në Paris.
Këngëtarja shqiptare, guxoi të zhvishej me një fustan të zi transparent, duke ekspozuar të brendshmet e saj, raporton The Sun, transmeton IndeksOnline.

Rita nuk u turpërua aspak teksa shfaqi të pasmet e saj ngjyrë pjeshke me këtë veshje të guximshme, ndërsa ndodhej në kryeqytetin francez.
Ajo e shoqëroi pamjen e saj me një palë syze dielli të errëta, një çantë të zezë dhe disa taka të bardha me majë të hapur.

Paraqitja e saj ka marrë vëmendjen e gjithë të pranishmëve. /IndeksOnline/

