Hajdari në Poklek të Vjetër: Me energjinë e qytetarëve, Drenasi po hyn në një epokë të re

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Poklekut të Vjetër, në një atmosferë që, siç tha ai, dëshmon besimin dhe energjinë për ndryshim.
“Ky besim është forca që po e kthen fushatën tonë në një rrugëtim të përbashkët drejt fitores së Drenasit,” theksoi Hajdari.
Ai shtoi se vala e fitores tashmë ka nisur dhe më 12 tetor do të zyrtarizohet.
“Drenasi po hap një kapitull të ri – të drejtë, të ndershëm dhe me qytetarin në qendër,” përfundoi Hajdari.
#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit Hajdari