Bora e tetorit, blegtorët në Rugovë përballen me vështirësitë e dimrit

Reshjet e para të borës në malet e Rugovës kanë zënë të papërgatitur shumë blegtorë që ende ndodhen në stanet e larta.
Ndërsa dëbora ka mbuluar kullotat dhe rrugët malore, banorët po përballen me sfida të shumta për të siguruar ushqimin dhe strehimin e bagëtive.
Rugova është ndër zonat më të prekura nga reshjet e hershme të borës, të cilat këtë vit kanë mbërritur më herët se zakonisht, duke sinjalizuar një periudhë të gjatë dimërore për banorët e maleve.
Video: