75 Mall Live Search
14:40 / E Diele, 05 Tetor 2025 / Burim

Havolli jep lajmin e mirë: Nis rindërtimi i plotë i rrugës ‘Ulëza’ e cila lidh Hajvalinë me lagjen Prishtina e Re

Ka filluar rindërtimi i plotë i rrugës ‘Ulëza’ e cila lidh Hajvalinë me lagjen Prishtina e Re.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli.

Ai tha se projekti përfshin trajtimin e plotë të instalimeve nëntokësore dhe të vetë rrugës.

“Kemi filluar rindërtimin e plotë të rrugës Ulëza që lidhë Hajvalinë me Prishtinën e Re.

Ky projekt trajton plotësisht instalimet nëntokësore dhe rrugën.

Infrastruktura në Kryeqytet po zhvillohet me ritme të larta, me cilësi të lartë e me funksionalitet”, ka shkruar Havolli”. /IndeksOnline/