Dukagjini dhe Prishtina e Re ndajnë pikët

Ka përfunduar ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, e vlefshme për javën e tetë në Superligën e Kosovës.
Në Klinë, ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 1:1, shkruan Indeksonline
Për mysafirët shënoi Toni Gomes në minutën e 64’të, kurse vendasit e barazuan rezultatin me anë të Albion Pllana.
Me këtë barazim Dukagjini shkon në kuotën e 14 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Prishtina e Re 7 pikë në pozitën e 9-të../Indeksonline/