75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 05 Tetor 2025 / G T

Sevilla e “shkelë” Barcelonën në La Liga, fiton me rezultat të thellë

Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore të madhe 4:1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Vendasit treguan qysh në fillim se janë futur në fushë për t’i siguruar tri pikë të mëdha, shkruan Indeksonline

Golin e parë e shënoi një ish i Barcelonës, Alexis Sanchez – nga pika e bardhë e penalltisë.

Golat tjerë për ekipin e Sevillas i shënuan: Romero, Carmona dhe Adams.

Të vetmin për Barcelonën e shënoi Marcus Rashford.

Me këtë humbje, ekipi i Hansi Flick mbetet në pozitën e 2-të me 19 pikë, kurse Sevilla shkon në kuotën e 13 pikëve./Indeksonline/