75 Mall Live Search
19:12 / E Diele, 05 Tetor 2025 / F.R

Ruzhdi Shehu premton ndërtimin e palestrës moderne sportive në mandatin e dytë

Kryetari aktual i Junikut dhe njëkohësisht kandidati për edhe një mandat, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se në mandatin e dytë planifikon ndërtimin e palestrës së mbyllur sportive në komunën e Junikut.

Shehu, është shprehur se për këtë projekt do të investohen mbi 300 mijë euro, duke theksuar se rinia dhe sportistët e Junikut e meritojnë një palestër me standarde ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur se projekti tashmë është i përfunduar në aspektin e planifikimit dhe se në mandatin e ardhshëm do të kalojë në fazën e implementimit.

“Urime të gjithëve palestra sportive e Junikut. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, ka shkruar Shehu./IndeksOnline/