Na duhet forma e tij, Albion Rrahmani shënon gol në derbin çek

Skuadra e Sparta Pragës është duke barazuar ndaj Slavia Pragës në derbin e javës së 11-të në elitën e futbollit çek.
Golin për Sparta Pragën e shënoi sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani, shkruan Indeksonline
Rrahmani shënoi pas një gabimi në mbrojtje për t’i barazuar shifrat në 1:1.
Kujtojmë që sulmuesi i Kosovës shënoi edhe në minutë e 6’të, por sistemi VAR e anuloi./Indeksonline/
Nekompromisní Albion Rrahmani vrací úder 👊🔥 pic.twitter.com/0BgDHHiWaJ
— Chance Liga (@chanceliga) October 5, 2025