Nuk u ftua nga Sylvinho, Seferi shënon dy gola në Turqi

Skuadra e Bodrumsporit ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Hatayasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Dy gola në këtë duel i shënoi Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Indeksonline
Përveç golit, Seferi bëri edhe një asist te goli i shënuar nga Dumanli në minutën e 5’të.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar nuk u ftua nga Sylvinho për ndeshjet e muajit tetor./Indeksonline/