Aksident i rëndë trafiku në Vranidoll, përfshihen dy vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën magjistrale që lidh Prishtinën me Podujevën.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vranidoll.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline në aksident janë përfshirë dy automjete, dhe nga përplasja raportohet që dyshohet të ketë persona të lënduar.
Indeksonline do të mbajë të informuar lidhur me rastin./Indeksonline/.