75 Mall Live Search
08:43 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / L A

Pësoi lëndim ndaj Brentfordit, Rodri nuk do të udhëtojë me Spanjën

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri nuk po mund t’i largohet lëndimeve.

Këtë herë ai u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Brentfordit, ku u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 22-të.

Kjo do të ndikojë edhe në paraqitjet e tij me Spanjën, ku nuk do të udhëtojë për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.

Mirëpo Rodri thotë se nuk është një lëndim serioz, ku shpreson të kthehet pas dy javësh për ndeshjen me Evertonin.

“Jam mirë. Ndjeva pak dhimbje në kofshë, por duket sikur nuk është aq shumë, shpresoj të jem i gatshëm brenda dy javësh për ndeshjen me Evertonin”, u shpreh Rodri.

City dje kujtojmë se fitoi ndeshjen ndaj Brentfordit, me rezultat minimal 0-1 pas golit të Haaland./IndeksOnline/