Banori i “Big Brother” zbulon se është transgjinor

Zelah Glasson i “Big Brother” u “deklarua” si transgjinor para të gjithë banorëve të shtëpisë në episodin e mbrëmshëm.
Kjo vjen pasi i shpëtoi për pak eliminimit, transmeton Indeksonline.

Zelah, 25 vjeç, i cili është trajner personal bëri tranzicionin dy vjet më parë, por deri më tani ia ka thënë vetëm një grupi të përzgjedhur njerëzish brenda kompanisë.
Por kur të gjithë banorët e shtëpisë u mblodhën për të zbuluar se kush do të dëbohej këtë javë, Jenny zbuloi se është transgjinor./Indeksonline/
