75 Mall Live Search
16:08 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / F.R

Plagoset me armë gjyqtari brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Siç raporton a2cnn, gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar në gjoks me armë zjarri.

Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të policisë shqiptare ndodhen në vendngjarje.