75 Mall Live Search
20:13 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / b l

Tubim madhështor i Nismës në Gjonaj të Hasit, përkrahje e madhe për Albulena Balaj-Halimajn

Nisma Socialdemokrate, dega në Prizren ka mbajtur një takim madhështor në fshatin Gjonaj të Hasit.

Në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, si dhe kandidatja për kryeteare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj.
Në fjalën e tij, ndër të tjera Limaj shprehu mirënjohje për mikëpritjen nga banorët e Gjonajt.

“Ndryshimi po vjen, bashkë me kandidaten për kryetare, znj. Albulena Balaj-Halimaj, kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Nezir Qoqaj, dhe ekipën e tyre të përkushtuar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.