Peja ishte sot në këmbë për Ali Berishën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubim në qytetin e Pejës.
Haradinaj, u shprehë se vizioni “Dritë për Pejën” nuk është vetëm program, por vullnet i vërtetë për t’i rikthyer qytetit dinjitetin, zhvillimin e gjallërinë që e ka pasur dikur.
“Sonte, Peja dha mbështetje të fuqishme për rikthimin që e meriton!
Vizioni “Dritë për Pejën” nuk është vetëm program, por vullnet i vërtetë për t’i rikthyer qytetit dinjitetin, zhvillimin e gjallërinë që e ka pasur dikur. Në këtë udhëheqje që e ka mbyllë qytetin në terr e izolim për 12 vjet, Peja është ndalë. Por pejanët s’ndalen kurrë, ata veç presin me punu e me shkëlqy prapë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërsa ka shtuar se ka ardhë koha e rikthimit të artë të Pejës, koha për qeverisjen e Aleancës, e cila e njeh ritmin dhe fuqinë e këtij qyteti.
“Me Ali Berishën për kryetar dhe listën e Aleancës për Asamblenë Komunale, Peja ka me u rikthy aty ku e ka vendin; në dritë. 174, është numri i ndryshimit që rikthen krenarinë dhe shpirtin e Pejës”, ka shkruar Haradinaj./IndeksOnline/