75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Burim

Osmani kërkon përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato “të pajustifikuara në raport me arritjet e vendit”.

Këtë kërkesë, Osmani e ka bërë në takimin me Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, Neva Grašič

Osmani i ka falenderuar dy vendet për mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe për angazhimin në promovimin e stabilitetit rajonal, teksa ka thënë se shpreson se këto dy vende mike do të jenë ndër zërat më të fuqishëm për të shtyrë përpara aplikimin e Kosovës për shtet kandidat të BE-së.

“Në fund, Presidentja Osmani nënvizoi se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj vlerave evropiane të demokracisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa miqësia dhe partneriteti me Austrinë dhe Slloveninë janë shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit”, thuhet në njoftim.