Presidentja Osmani pret në një takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si edhe ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt.
Takimi është zhvilluar në objektin e presidencës, ku mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Ndërkaq, mbrëmë Osmani ka pritur në takim ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe sekretaren Shtetërore për Çështjet Evropiane, të Drejtën ndërkombëtare, mbrojtjen e interesave dhe diplomacinë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Neva Grashiq.


