75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 07 Tetor 2025 / AR

Kurti të enjten në Gjilan, për tubimin përmbyllës

Kryetari i Komun3ës së Gjilanit njëkohësisht kandidat edhe për një mandat, Alban Hyseni, ka njoftuar se të enjten, më 9 tetor, do të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore.

Në një postim në rrjete sociale, Hyseni ka ftuar qytetarët e Gjilanit që të bashkohen në sheshin “Rexhep Mala & Nuhi Berisha”, ku nga ora 18:00 do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ju ftojmë të gjithëve që të enjten, më 9 tetor, të na bashkoheni në sheshin ‘Rexhep Mala & Nuhi Berisha’. BASHKË me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nga ora 18:00 do të mbajmë tubimin përmbyllës të kësaj fushate zgjedhore.

Ju presim të gjithëve ta përmbyllim BASHKË këtë rrugëtim me besim, entuziazëm dhe fitore”, ka shkruar Hyseni.

Ky tubim shënon fundin e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes në Gjilan, para se qytetarët të drejtohen drejt kutive të votimit.