75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 07 Tetor 2025 / P M

Osmani: Po presim aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, vazhdimisht në kontakt me partitë

Presidentja Vjosa Osmani është treguar e rezervuar kur është pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstitutimin e Kuvendit.

Ajo tha se presin publikim e aktgjykimit.

“Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë, ju thërrasim prapë,” tha ajo.

Presidentja shkurt foli edhe për krijimin e institucioneve.

“Jemi në komunikim me partitë vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen. Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale,” tha ajo.