OKB: Për Gazën ka një dritë shprese dhe ne duhet ta mbajmë gjallë atë

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori i Ndihmës Emergjente, Tom Fletcher tha se “për Gazën ka një dritë shprese dhe ne duhet ta mbajmë gjallë atë”.
Fletcher bëri një deklaratë me shkrim në përvjetorin e dytë të ngjarjeve në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulmin dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori 2023.
Duke kujtuar se dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë dhe qindra mijëra po luftojnë me urinë dhe zhvendosjen e detyruar në dy vitet e fundit, Fletcher përsëriti thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, mbrojtjen e të gjithë civilëve dhe kalimin e lirë të ndihmës së konsiderueshme humanitare.
“Për Gazën ka një dritë shprese dhe ne duhet ta mbajmë gjallë atë”, theksoi ai.
Të paktën 67 160 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe 169 679 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi një plan 20-pikësh më 29 shtator, i cili përfshin lirimin e pengjeve izraelite dhe vendosjen e një armëpushimi në Gaza.
Është raportuar se delegacionet e Hamas dhe Izraelit arritën në Egjipt më 5 tetor për të diskutuar mbi shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza.