Kozhani sërish kandidon për Kuvendin Komunal të Lipjanit, përkrahet edhe nga Shukri Buja

Herolind Kozhani sërish po kandidon për Kuvendin Komunal të Lipjanit, nga radhët e PDK-së.
Mbështetës për të u tregua edhe bartësi i listës së PDK-së në këtë komunë, kandidati për kryetar, Shukri Buja.
Buja tha se Kozhani sjell energji të reja në komunë, dhe mbi të gjitha, ide të qarta, shkruan IndeksOnline.
“Si asamblist në Kuvendin Komunal të Lipjanit, ka dëshmuar se të qenit i ri nuk është pengesë, por përparësi ai sjell energji të reja, ide të qarta dhe guxim për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet”, ka thënë Buja për Kozhanin.
Kozhani njihet si brez i ri i politikës lokale dhe vjen me përvojë të madhe në fushën e shëndetësisë. Për më shumë se 10 vjet, ai ka punuar si infermier në shërbimin e urgjencës në Lipjan.
Ai ka të përfunduar fakultetin e mjekësisë, në drejtimin “Fizioterapi”.