Mbështetje e pakursyer, subvencione dhe hapësira të reja/ Kupina takohet me KB Sigal Prishtina

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar me ekipin ikonik te kryeqytetit, Sigal Prishtina.
Kupina qëndroi sot në palestrën sportive për të parë nga afër kushtet e punës së KB Sigal Prishtinës.
“Ishte nder që të kaloj kohë me legjendën e basketbollit kosovar z. Ferid Zekolli. Ka shume talentë në Kryeqytet që me kushte adekuate mund të arrijnë kulmin në basketbollin ndërkombëtar” u shpreh Kupina.
Me këtë rast, ai premtoi mbështetje të pakursyer për basketbollin dhe klubet e talentët kosovarë.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Vizitova Klubin e Basketbollit Sigal Prishtina për të parë nga afër kushtet e punës së këtij klubi. Ishte nder që të kaloj kohë me legjendën e basketbollit kosovar z. Ferid Zekolli. Ka shume talentë në Kryeqytet që me kushte adekuate mund të arrijnë kulmin në basketbollin ndërkombëtar.
Lidhja e Prishtinës do të ofrojë mbështetje të pakursyer për basketbollin dhe klubet e talentët kosovar. Subvencione, hapësira për stërvitje e përkrahje direkte të përfaqësimit ndërkombëtar.