75 Mall Live Search
20:58 / E Martë, 07 Tetor 2025 / BA

Feronikeli njofton për gjendjen shëndetësore të Besenit: Sot ka kryer me sukses një intervenim mjekësor…

Skuadra e Feronikelit 74, të shtunën luajti ndaj Kek-ut ndeshjen e rëndësishme për Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Futbollisti i tyre, Diellor Beseni pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Përmes rrjeteve sociale, klubi ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të futbollistit, ku kanë thënë se ai ka kryer ditën e sotme me sukses intervenimin mjekësor.

”Klubi FC Feronikeli 74 njofton se futbollisti ynë, Diellor Beseni i lenduar ne ndeshjen e fundit kunder FC Kek-u ka pësuar një frakturë të kafkës dhe sot ka kryer me sukses një intervenim mjekësor.

Aktualisht, Diellori po qëndron nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është e përcaktuar.” thuhet në njoftimin e klubit.