Filarmonia e Kosovës me koncert shënon 255-vjetorin e Beethoven-it dhe 200-vjetorin e interpretimit premierë të Simfonisë së 9-të

Për të shënuar 255-vjetorin e lindjes së Beethoven-it dhe 200-vjetorin e interpretimit premierë të Simfonisë së 9-të, Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, sjellin një koncert me program të pasur artistik.
Në këtë program do të interpretohet edhe Fantazia Korale, një tjetër vepër madhështore e të njëjtit kompozitor, duke sjellë brenda një nate dy vepra të jashtëzakonshme të gjeniut klasik.
Nën drejtimin e dirigjentit Toshio Yanagisawa, në Simfoninë e 9-të në rolin e solistëve do të paraqiten:
- Zana Abazi-Ramadani, soprano
- Olga Podgornaya, mexosoprano
- Denis Skura, tenor
- Ivo Yordanov, bariton
Ndërsa në Fantazinë Korale, në rolin e solistes në piano prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi, dhe solistët vokal:
- Elonë Sadiku, soprano
- Arta Jashari, soprano
- Diellza Sylejmani, alt
- Rizah Jahaj, tenor
- Etrit Nura, tenor
- Harris Bajraktari, bas
Koret për këtë koncert janë përgatitur nga dirigjenti Hajrullah Syla. Koncerti mbahet më 9 tetor 2025, prej orës 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.