Ruzhdi Shehu publikon të arritura e tij për katër vjet si kryetar i Junikut

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka publikuar një video përmes së cilës ka paraqitur të arriturat e mandatit të tij aktual, si dhe planet për periudhën e ardhshme.
Shehu ka bërë të ditur se është përfunduar rruga e bjeshkës dhe Master-Plani për bjeshkët e Gjeravicës, ndërsa shumë shpejt do të investohen rreth gjysmë milioni euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike në zonën malore.
“Në këtë mënyrë po krijohen parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi përmes bjeshkëve të Gjeravicës,” ka thënë Shehu.
Postimi i plotë: