75 Mall Live Search
09:04 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / MSH

Klinë: Sulmohet një grua snga burri, strehimorja e merr bashkë me fëmijën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Klinë.

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi ka pasur probleme me bashkëshortin e saj.

Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht, transmeton IndeksOnline.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me fëmijën e tyre është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./IndeksOnline/