75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / MSH

Policia arreston “trimat” e Rahovecit, postonin video duke shtënë me armë

Tre të dyshuar nga Rahoveci janë arrestuar nga njësitet policore, pasi kanë postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri.

Rastet kanë në ndodhur në fshatrat Fortesë dhe Çifllak, raporton IndeksOnline.

Në Fortesë është arrestuar një nga tre të dyshuarit, të cilit i është bastisur edhe shtëpia.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me gaz. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, dy të tjerët nga Çifllaku, kanë poseduar më shumë armatim, të cilin e ka konfiskuar policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, policia gjeti tri pushkë, një pistoletë, një karikator i armës AK-47, 9 gëzhoja dhe 207 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar” bën me dije policia.

Të dyja rastet janë iniciuar si ”Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve &  përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./IndeksOnline/