75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / G T

Neymar rikthehet në Europë? Skuadra italiane e do në afatin dimëror

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Neymar Jr, mund të rikthehet në Europë për të luajtur në nivele të larta.

Siç raporton “Gazzetta”, skuadra e Napolit është duke e kërkuar futbollistin dhe një gjë e tillë mund të ndodh qysh në janar, në afatin dimëror, shkruan Indeksonline

Neymar po kalonte momente të mira te skuadra e Santos-it, por si gjithmonë me probleme me lëndime.

Megjithatë, ai pritet të rikthehet shumë shpejt në fushë dhe një largim nga Brazili mund të ndodh në afatin e janarit.

Pas Kevin De Bruyne, Napoli, kampioni aktual i Serie-s A dëshiron një tjetër yll në skuadër./Indeksonline/