75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / P M

“Jam shumë e lumtur për të”- Selena Gomez nuk e ftoi në dasmë, aktorja që i shpëtoi jetën duke i dhuruar veshkën: Tashmë është miliardere dhe…

Francia Raisa, aktorja që i dha Selena Gomez jetë të re duke i dhuruar një veshkë, ka reaguar pasi ylli i Hollywood nuk e ftoi në dasmën e saj.

Aktorja 37-vjeçare, në një intervistë, u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.

Ajo foli për dasmën e Selena Gomez me Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.

“Jam shumë e lumtur për të. Dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha ajo.

Pasi u pyet se çfarë do t’i thoshte kujtdo që po mendonte të dhuronte organe, Raisa theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, në vend që të krijojë një lidhje të veçantë me të. 

“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj”, tha ajo për veshkën që ia dha Selena Gomezit. “Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë.”