Policia jep detaje lidhur me rastin në Kamenicë ku u prangos një qytetar

Një person është arrestuar mbrëmë në Hodonc të Kamenicës, pasi dyshohet të ketë sulmuar disa zyrtare policorë.
Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe njësitet emergjente spitalore, raporton IndeksOnline.
Për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani është shprehur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.
‘’Më datë 07.10.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Topanicë, komuna e Kamenicës patrulla policore në pikë kontrolli me radar ka ndalur një automjet me targa të huaja, pasi që i njëjti në zonën ku me shenjë të trafikut është e lejuar lëvizja 80 km/h duke lëvizura me shpejtësi prej 185 km/h.Ngasësit të këtij automjeti i është shqiptuar gjoba konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe shqiptuar masa mbrojtëse e ndalim të drejtimi të automjeteve në Republikën e Kosovës për gjashtë (6) muaj. I njëjti në atë moment përkundër urdhrave të ligjshëm të zyrtarëve policor ka filluar që të bëjë vozitje të rrezikshme duke u larguar nga vendi ku ishte i ndalur dhe rrezikuar seriozisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik’’ ka thënë Hashani për Indeksonline.
Më tutje sipas Hashanit , i njëjti ka rezistuar duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policor gjatë tentativës për ta ndalur në fshatin Hodonoc.
Lidhur më këtë ai është arrestuar dhe pas procedurave ligjore ndaj të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili po hetohet nga hetues policor të Stacionit Policor Kamenicë./Indeksonline/