75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / F.R

Theri me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të mërkurën për shkak se e kishte therë me thikë viktimës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 08.10.2025 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/