75 Mall Live Search
08:59 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

Steven Gerrard me deklaratë të fortë në lidhje me “Brezin e artë”: Nuk ishim të bashkuar, mezi prisja të rikthehesha në Liverpool!!

Legjenda e futbollit, Steven Gerrard ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me “Brezin e artë” dhe dështimin e tyre për të fituar diçka me Kombëtaren e Anglisë.

“Ne të gjithë ishim humbës egoistë” – Kështu e përmblodhi Steven Gerrard të ashtuquajturin Brezi i artë i Anglisë në një bisedë shumë të sinqertë me Rio Ferdinand, shkruan Indeksonline

England's new-look 'Golden Generation' after Carragher hailed next Gerrard  and Lampard - The Mirror

Duke reflektuar mbi ato vite, Gerrard pranoi se, pavarësisht talentit të klasit botëror në skuadër, Anglia nuk ishte kurrë vërtet e bashkuar. “Ne nuk ishim të lidhur”, tha ai. “Ishin lojtarë të Liverpoolit, lojtarë të Unitedit, lojtarë të Chelseat – dhe kështu mbeti. Ne të gjithë ishim fajtorë për këtë”.

Ai rrëfeu se të luante për Anglinë shpesh ndihej si një barrë dhe jo si një privilegj. “E urreja”, tha ai. “Ishte e vetmuar. Rrija në dhomën time duke parë filma, duke pritur për stërvitje ose mbledhje. Nuk ishim të bashkuar. Prisja me padurim të kthehesha te Liverpool-i”.

/Indeksonline/