Ndalohet 48 orë Fatmir Sheholli, po bastiset shtëpia e tij

Prokuroria Speciale ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh.
Në një deklaratë për media, prokuroria bën me dije se hetimet për të janë zhvilluar për disa muaj, deri në arrestimin e tij, shkruan IndeksOnline.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rreth rastit të tij, Prokuroria Speciale deklaron:
I dyshuari F.SH., është arrestuar në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.