75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / MSH

Po rregullohet shtrati i Krenës, Gjini nënshkruan kontratën e fazës finale të projektit

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se po finalizohet projekti për rehabilitimin e shtratit të lumit Krena.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini deklaroi se sot u nënshkrua kontrata për pjesën e parë të fazës finale të këtij projekti.

“Kontrata përfshin ndërtimin e segmentit nga Ura e Taliqit deri afër Spitalit të Gjakovës. Ashtu si në pjesët e tjera të Krenës, edhe kjo zonë do të kthehet në një hapësirë urbane funksionale — me kolektorë të rinj, trotuare moderne, ndriçim publik dhe ura për këmbësorë”, njoftoi Gjini.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Shtrati i lumit Krena po finalizohet në tërësi.

Sot nënshkruam kontratën për pjesën e parë të FAZËS FINALE të këtij projekti madhor, që do t’i japë Gjakovës një bosht të ri zhvillimi dhe një pamje bashkëkohore.

Kontrata përfshin ndërtimin e segmentit nga Ura e Taliqit deri afër Spitalit të Gjakovës. Ashtu si në pjesët tjera të Krenës, edhe kjo zonë do të kthehet në një hapësirë urbane funksionale — me kolektorë të rinj, trotuare moderne, ndriçim publik dhe ura për këmbësorë.

Në fazën pasuese, projekti do të lidhet me lumin Erenik, duke përmbyllur një proces që ka transformuar rrënjësisht qytetin.

Një nga projektet më ambicioze të realizuara ndonjëherë nga një qeverisje lokale — një aset i qëndrueshëm që do ta gëzojnë gjenerata të tëra.