75 Mall Live Search
11:17 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / KV

Policia bastis banesën e Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Automjete e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në objektin e banesës së të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli.

Prokuroria Speciale ka treguar se me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është arrestuar në rajonin e Prishtinës Fatmri Sheholli. Nga PSRK-ja thonë se ai ngarkohet me veprën penale: “Spiunazh”.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale: “Spiunazh”.  I dyshuari F.SH., është arrestuar në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale: “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, njofton PSRK-ja.