75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

Zyrtare: Një rumun caktohet si gjyqtar për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën e 11 tetorit në transfertë përballë Serbisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovcit do të nisë në orën 21:00.

Tashmë UEFA-ja ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë.

Në rolin e arbitrit kryesor do të jetë Istvan Kovacs. Ndihmësit e tij do të jenë po nga Rumania, Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa rumuni do të jetë edhe i katërti, Horatiu Fesnic./Indeksonline/