75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / S Z

Avokati Gjini për rastin “Kobra”: Aktgjykim i padrejtë, dënim i ashpër e rast i paprecedent

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” është dënuar sot me 24 vjet burgim për vepren penale: “Vrasje e rëndë”.

 Ndërkaq i akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7  vite. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vjet e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj. Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti. Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burgim dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vite

Pas shpalljes së aktgjykimit, avokati i Burim Mazrekut Gent Gjini, reagoi ashpër duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe të paprecedent.

“ Ky ështe një aktgjykim i padrejtë. Është denim i ashpër dhe është rast i papracedent. Ky aktgjykim duhet të apelohet. Ky proces gjyqësor është shoqëruar me shumë shkelje. Presim që ky aktgjykim të rrëzohet”, tha ai.

Sipas mbrojtjes, vendimi do të apelohet në gjykatën e instancës më të lartë në ditët në vijim.