75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / P M

“Mbijetuesja Ursula von der Leyen”, i shpëton dy mocioneve

Ursula von der Leyen i ka mbijetuar dy mocioneve të njëpasnjëshme të mosbesimit kundër Komisionit Evropian të cilin e drejton ajo, ndërsa partitë e qendrës lëvizën në sinkron për të mbështetur presidencën e saj.

Mocionet, të paraqitura nga grupet e ekstremit të djathtë dhe atij të majtë në Parlamentin Evropian, u debatuan të hënën në mbrëmje dhe u votuan të enjten në mesditë, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

Ato nuk  kishin një shans realist për të pasur sukses dhe dështuan, me një diferencë të konsiderueshme, të arrinin shumicën e dyfishtë të nevojshme për t’u miratuar.

Teksti i paraqitur nga Patriotët për Evropën (PfE) mori 378 vota kundër, 179 vota pro dhe 37 abstenime, ndërsa lëvizja përkatëse nga “E majta” mori 383 vota kundër, 133 pro dhe 78 abstenime.