75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / Gj Sh

”Paqe” mes Çekisë dhe Kroacisë

Ka përfunduar pa fitues ndeshja kryesore e mbrëmjes, Çeki – Kroaci, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fortuna Arena” në Pragë, ishte i barabartë 0-0.

Kroacia aktualisht është lidere e Grupit L, me 13 pikë në pesë ndeshje, aq sa ka edhe Çekia por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ishujt Faroe renditetn n vendin e tretë, me 9 pikë, Mali i Zi me 6 pikë, derisa Gjibraltari renditet e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/