Pas tre vitesh nga Big Brother VIP, Efi Dhedhes flet pa komplekse për Luiz Ejllin, ja deklarata e saj

Edhe pse kanë kaluar plot tre vite nga përfundimi i sezonit të dytë të Big Brother VIP Albania, ish-banorja e njohur Efi Dhedhes vijon të jetë një nga figurat më të komentuar të këtij formati që la gjurmë në publik.
Në një deklaratë në “Canape”, Efi ka reflektuar për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme, për marrëdhëniet që krijoi aty dhe për mënyrën se si publiku ende sot e komenton për lidhjet e saj me personazhe si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
“Ka komente, jo për Oltën, për Luizin më shumë. Ka akoma njeréz qe kané ngelur para tre vitesh. Unë nuk kam mllef per njeri. Çfarë ka kaluar ka qenë shumë e bukur. Nuk e fshijmë dot,“-është shprehur Efi me sinqeritet, duke treguar se nuk e ndjen me asnjë lloj ngarkese emocionale për ngjarjet e se kaluarës.
Efi pranoi se Big Brother ka qenë një periudhe që i ka ndryshuar shumë gjëra në jetë, duke i dhënë njohje të madhe publike, por edhe duke e mesuar te perballojë giykimet e njerëzve.
“Ajo periudhe më ka forcuar shumë. Kam mësuar të mos reagoj ndaj çdo komenti dhe të mos e lejoj askënd të më ule shpirtin. Çdo pérvojë, edhe ajo mé e vështira, më ka bërë më e forté dhe mé e ndërgjegjshme për veten,” – ka shtuar ajo në intervistë.
Ndër të tjera, Efi u shpreh se perpiqet të mos mbajë asnjë ndjenje negative ndaj askujt dhe se e sheh me pozitivitet çdo raport qe ka pasur, edhe me ish-banorët me të cilët ka pasur perplasje në shtëpi.
“Unë nuk kam mllef për askënd. Gjithçka që ka ndodhur aty, ka qenë pjesé e një eksperience që sot e shoh me buzëqeshje.
Ka qenë një periudhe shumë e bukur qe s’mund ta fshijme dot,” – tha ajo.